Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani nuk e “lëshon” Asanin/ Esteglal kërkon rinovimin e kontratës me yllin kuqezi

schedule12:45 - 29 Maj, 2026

schedule 12:45 - 29 Maj, 2026

TIRANË- Superlativat për të nuk kanë të mbaruar. Tifozët e Esteglalit dhe mediat në Iran vazhdojnë me vlerësime të jashtëzakonshme për Jasir Asanin, dhe klubi nga Tererani ka vendosur të kalojë në sulm.

Siç mësohet nga portalet e Gjirit Persik, drejtuesit po përpiqen që të bindin menaxherin e futbollistit dhe vetë 31-vjeçarin që të rinovojë kontratën me një apo dy vjet.

Akordi ekzistues vlen deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe sipas këtyre mediave, nga Esteglal në kohën e transferimit u bë një sakrificë, duke paguar 1 milionë euro për kartonin, për të mos pritur fundin e edicionit në Korenë e Jugut.



Asani ka 13 gola e 4 asistë këtë vit sportiv tek Esteglali, duke qenë më I miri I ekipit, dhe njëri nga më të mirët në ligën profesioniste persiane. Po ashtu, vlerësohet se shqiptari bindi më shumë sesa ish-ylli I Barcelonës, Munir El Hadadi.

Shqetësimi më I madh për klubin në Teheran është gjendja e paqartë lidhur me vazhdimin e konfliktit apo nënshkrimin e një marrëveshjeje paqe mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrata e Asanit po ashtu ka një klauzolë që e lejon shqiptarin që të largohet për 500 000 euro. Gjithsesi, siç shkruajnë mediat, shpresa është që kjo romancë të vazhdojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!