Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident në Peqin, makina përplaset me kamionin, plagoset shoferja e automjetit dhe një fëmijë

schedule10:08 - 29 Maj, 2026

schedule 10:08 - 29 Maj, 2026

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Pajovë, ku një automjet është përplasur me një kamion.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e automjetit, si edhe një fëmijë që ndodhej në mjet.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin ndihmë mjekësore.



Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!