Ka ndërruar jetë në spital 17-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë, pas disa ditësh trajtimi në gjendje kritike.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën. Rigels Sylaj i arrestuari plagosi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij 17-vjeccar
Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.


