Ditët e qeta me tone bashkëpunuese mes Arbjan Maznikut dhe Luciano Bocit, u ndërprenë ashpër në mbledhjen e kësja të enjteje të Komisionit për Reformën Territoriale.
Para këtij momenti 4 kryebashkiakët e qarkut të Beratit morën pyetje nga deputetët e opozitës më shumë dhe të maxhorancës , mbi atë që ata duan të ndryshojë nga reforma e pritshme administativo-terriotorale.
Kryebashkiaku i komanduiar i bashkisë së Beratit, Ervin Ceca i qëndroi ndarjes aktuale dhe territorit që drejton.
Në Komision ishte dhe kryebashkiaku i Policanit, që drejton bashkinë prej 25 vitesh dhe bëri një diferencë mes reformave të ndodhura, asaj para 20014 dhe më parë, kur vendi kishte komuna dhe ai është i pakënaqur.
“Ne na janë hequr gjithë kompetencat si kryetar bashkie me kufizimin e mandateve. Ju që jeni deputetë që votoni, keni të drejtë. Ne që ballafaqohemi çdo ditë me qytetarët, s’kemi të drejtë se kush ka kartonin dhe kjo është shkelje e kushtetutës. Nuk e kam personale. S’mendoj që ndonjë nga kolegët e mi sot e ndien veten kryetar bashkie”.


