Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

8 denoncime brenda ditës/ Burrat dhunojnë gratë edhe ditën e Bajramit

schedule16:53 - 28 Maj, 2026

schedule 16:53 - 28 Maj, 2026

Tetë raste të dhunës në familje në Kosovë ditën e Bajramit.

Policia ka raportuar gjatë 24 orëve të fundit për disa raste dhunës në familje të ndodhura gjatë 27 majit në qytete të ndryshme të vendit, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike ndaj viktimave.

Në Prishtinë, një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy grave. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.



Në Pejë janë raportuar tri raste të ndara. Në njërin prej tyre, një burrë u arrestua pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një grua, e cila mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Në Istog është raportuar një rast i dhunës psikike ndaj një gruaje, ndërsa pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Deçan janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, të dyshuar për ushtrim të dhunës fizike ndaj dy viktimave.

Edhe në Rahovec një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se ishte viktimë e dhunës fizike dhe psikike.

Në Gjakovë, policia arrestoi një burrë që dyshohet se në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht një grua. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në paraburgim..

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!