Ndeshje Derbi të fituara, rikthimi te titulli kampion pas 26 vitesh, triumfe të shumta, gola të festuar dhe shumë emocione. Të gjitha në një vit, të gjitha në një video. Te Partizani kanë arsye të festojnë dhe t’i gëzohen atyre gjërave që kanë arritur në vitin 2019.
Një kartolinë për fundvitin, ku nuk mund të përjashtohet prej saj as Esat Mala, i cili çoi në festë tifozët dhe të gjithë të kuqtë vjet në sfidën me Kukësin.
Klubi i Partizanit, uron përmes kësaj videoje dhe sigurisht dëshiron të tjera momente gëzimi, së bashku me Guerrils dhe të gjithë tifozët e Partizanit, anembanë Shqipërisë dhe në çdo cep të globit. /abcnews.al