ABC News ka siguruar foton e Klodian Kallo, autori i dyshuar i plagosjes së Juxhin Hamajesit.

(Klodian Kallo)
Kujtojmë se Juxhin Hamajesi i cili u plagos ka qenë i dyshuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme edhe në vitet e mëparshme, përfshirë një arrestim në qershor të vitit 2021, sërish për trafik klandestinësh sirianë.
Hamajesi ka mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi Santiago Malko në një lokal në zonën e Kinostudios.
Autoritetet vijojnë të kenë në fokus të hetimeve të mëparshme aktivitetin e tij të dyshuar kriminal, ndërsa çështjet ndaj tij janë trajtuar në kohë të ndryshme nga organet ligjzbatuese.


