Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pastrim parash, të arrestuarit para Gjykatës/ GJKKO lë në burg tre nga të prangosurit në operacionin e SPAK

schedule12:03 - 28 Maj, 2026

schedule 12:03 - 28 Maj, 2026

Dalin para Gjykatës së Posaçme anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që u kapën gjatë një operacioni të përbashkët mes prokurorisë së Barit dhe SPAK.

GJKKO vendosi vijimin e 3 masave arrest në burg, 1 masë arrest në shtëpi dhe një masë detyrim paraqitje, ndërsa ndryshoi masën nga arrest në burg në detyrim paraqitje për Lefter Nelën shoferi që akuzohet se solli rreth 700 mijë euro në Shqipëri.

Në masën arrest në burg u lanë Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Sajmir Pirra, ndërsa në masën “arrest në shtëpi” u la Nevila Kamberi. Ndërkohë në Itali janë ekzekutuar disa masa të tjera ku perfshihen shtetasit:



  • Igli Kamberi
  • Idajet Kurti
  • Bardhok Gjergji
  • Sokol Fusha
  • Dritan Buzi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!