Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i ka pezulluar përkohësisht aktivitetin kompanisë Albchrome ne Elbasan. Njëkohësisht e ka ndëshkuar me gjobë prej 4 milion lekësh. Kjo për trajtim të mbetjeve të rrezikshme.
Vendimin sqaron Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit e ka ndërmarrë pasi inspektimit të kryer nga drejtoria rajonale e Elbasanit për menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e tyre.
Gjatë kontrollit Inspektorati thotë se ka konstatuar se subjekti kishte të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit.
Për këtë sasi mbetjesh që konsiderohen të rrezikshme, subjekti nuk dispononte asnjë kontratë transferimi për evadimin, asgjesimin apo përpunimin e tyre.
Në zbatim të ligjit, IKMT thotë se ka vendosur masën administrative ndaj kompanisë dhe gjithashtu ka pezulluar aktivitetin deri në asgjësimin e plotë të mbetjeve sipas legjislacionit në fuqi.


