TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka theksuar ambicien e kuqezinjve për të arritur rezultate më të mira, ndërsa paralajmëroi se pas dy ndeshjeve miqësore do t’i kushtojë vëmendje edhe ekipit U21.
Tekniku italian u shpreh se njeh një pjesë të lojtarëve të U21 dhe se do të ndjekë nga afër sfidën e tyre ndaj Italisë, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit shqiptar.
“Jemi të uritur për rezultate më të mira. Pas këtyre dy ndeshjeve do punoj për t’ju dhënë hapësirë për t’i dhënë një vëmendje edhe kombëtares U21, një pjesë të lojtarëve unë i njoh dhe do kem fatin që ti shikojë në ndeshjen që do kenë me Italinë, sepse ky është hap i radhës.”, tha ai./abcnews.al


