Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA të pakënaqur me negociatat/ Trump: Nëse nuk pranohen kushtet tona, godasim sërish Iranin

schedule23:07 - 27 Maj, 2026

schedule 23:07 - 27 Maj, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk janë ende të kënaqura me kushtet e marrëveshjes që po negociohet me Iranin, duke paralajmëruar se Uashingtoni mund të rikthejë sulmet ushtarake nëse nuk arrihet një dakordësi përfundimtare.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Shtepinë e Bardhë, Trump u shpreh se Teherani dëshiron “shumë” të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, por sipas tij, negociatat ende nuk kanë prodhuar rezultatet e kërkuara nga SHBA-ja.

“Ata duan të bëjnë marrëveshje sepse nuk kanë shumë alternativa”, tha Trump para gazetarëve. Ai shtoi se nëse negociatat dështojnë, SHBA-ja është e gatshme “ta përfundojë punën”.



Deklaratat vijnë pasi televizioni shtetëror iranian publikoi detaje të një draft-marrëveshjeje, ku pretendohej se SHBA do të hiqte bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe do të tërhiqte forcat ushtarake nga rajoni. Sipas raportimit iranian, në këmbim Teherani do të rikthente trafikun tregtar në Ngushticën e Hormuzit në nivelet para konfliktit, ndërsa menaxhimi i lëvizjes së anijeve do të bëhej nga Irani dhe Omani.Megjithatë, Shtëpia e Bardhë i mohoi këto pretendime, duke i cilësuar si “një fabrikim të plotë”.

Trump gjithashtu hodhi poshtë raportet se SHBA po shqyrtonte lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit ose transferimin e uraniumit të pasuruar iranian drejt Rusisë apo Kinës. Duke iu referuar planit te publikuar nga Irani te cilin e quajti te rreme, Trump tha se askusht nuk do ta kontrolloje Hormuzin dhe aq me pak Irani dhe Omani duke kercenuar kete te fundit duke thene se do ti hidhte ne ere.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzuan pas sulmeve të ndërmarra më 28 shkurt nga SHBA dhe Israel ndaj objektivave iraniane. Irani reagoi me sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, ndërsa mbyllja e Ngushticës së Hormuzit shkaktoi rritje të ndjeshme të çmimeve globale të naftës.

Edhe pse një armëpushim u arrit më 8 prill, situata mbetet e tensionuar pas sulmeve të fundit amerikane ndaj objektivave iraniane në jug të vendit, të cilat Teherani i ka cilësuar si “shkelje flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!