Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Danezi Vingegaard, ia doli sërish në maloret e klasikes “Giro”

schedule13:45 - 27 Maj, 2026

schedule 13:45 - 27 Maj, 2026

Ia ka dalë në të gjitha maloret, madje edhe nëpër kodra. Jonas Vingegard paska pritur momentin e tij në Xhiron e Italisë, dhe tashmë numëron 4 etapa ndër 16 gjithsej, një sukses tepër i madh në debutimin e tij në klasiken e dytë më të madhe të botës.

Çiklisti danez ia doli në itinerarin me nisje në Belinzonë dhe me gjatësi 113 km.

Jo shumë rrugë për t’u bërë, por të përpjetat ishin tepër të forta.



Imagjinoni, që pati ngjitje të nivelit 12 për qind, dhe në të cilat Vingegard pedaloi me shpejtësi deri në 23 km në orë.

Dy herë kampioni I Turit të Francës, tashmë prej disa ditësh me Fanelën Rozë në trup, sulmoi pikërisht në maloren e fundit, 10 kilometra përpara cakut.

Askush nuk e mbajti dot ritmin e tij, duke ndjerë shumë më tepër sesa danezi të nxehtin e një ditë jo aq të zakonshme në një garë të tillë, aq më tepër për Zvicrën.

Kryesuesi la pas austriakun Feliks Gal me 1’09”, që mposhti rivalët si australiani Hindlej apo holandezi Arensman.

Ai dha kohën 2h57’40”. Tashmë, Vingegard kryeson Xhiron e Italisë me më shumë se 4 minuta nga rivali kryesor, Gal, ndërsa ish-Fanela Rozë, portugezi Eulalio ka zbritur në vendin e pestë me gati 6 minuta vonesë.

Njëzetenëntëvjeçari nga Danimarka po shkon drejt fitores së tij të parë në klasiken italiane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!