Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit turistik, duke u pozicionuar gjithnjë e më fort si një nga destinacionet më dinamike në Evropë.
Platforma ndërkombëtare e turizmit Travel towr World shkruan se pas një rekordi prej mbi 12 milionë vizitorësh ndërkombëtarë, vendi po përgatitet për një tjetër sezon me rritje të lartë të fluksit turistik, të mbështetur si nga atraksionet natyrore dhe kulturore, ashtu edhe nga inovacionet digjitale që po transformojnë përvojën e udhëtimit.
Një shtysë e rëndësishme për rritjen e fluksit turistik duket se është përmirësimi i lidhjeve ajrore, zgjerimi i infrastrukturës së hotelerisë dhe përpjekjet në rritje të marketingut ndërkombëtar, të cilat e kanë pozicionuar Shqipërinë si një alternativë konkurruese ndaj destinacioneve më të njohura evropiane.
Ekspertët e turizmit kanë vënë në dukje se përballueshmëria ekonomike e Shqipërisë, diversiteti panoramik dhe aksesueshmëria kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e popullaritetit të saj mes vizitorëve nga Evropa dhe më gjerë.
Sipas Travel Towr Worl Shqipëria ofron kosto udhëtimi dukshëm më ët ulëta se vendet e tjera Europiane.
Riviera Shqiptare mbetet një ndër destinacionet më të njohura që po nxit “boom”-in turistik të Shqipërisë. Rekomandohen të vizitohen Saranda, Ksamili ,Dhërmiu e Himara të cilat kanë fituar popullaritet për ujërat bruz te turistët ndërkombëtarë.
Po ashtu qytetet pjesë e Unescos si Gjirokastra e Berati janë mundësi për tu eksploruar nga ata vizitorë që janë të apasionuar pas historisë dhe
Por përtej turizmit bregdetar edhe Alpet Shqiptare kanë vazhduar të tërheqin vëmendjen ndërkombëtare, si një destinacion kryesor për turizmin e aventurës, hiking dhe përvoja të eko-turizmit.
Ndërsa Shqipëria përgatitet për një tjetër sezon turistik rekord, kombinimi i atraksioneve natyrore, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit digjital e ka pozicionuar vendin si një nga destinacionet turistike më dinamike në Evropë.


