Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta e gazi

schedule11:41 - 27 Maj, 2026

schedule 11:41 - 27 Maj, 2026

Bordi i Transparencës ka zhvilluar më 27 maj 2026 mbledhjen e radhës, ku vendosi çmimet e reja për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend.

Sipas vendimit të miratuar, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 190 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 178 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën e standardit SSH EN, Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë të jetë jo më shumë se 179 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë për litër.



Bordi bëri të ditur se çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 27 maj 2026, duke nisur nga ora 13:30 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e mëtejshme të tregut.

Gjithashtu, është tërhequr vëmendja për të gjithë operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi.

 Paralajmërohet se në rast të shkeljeve të konstatuara nga subjektet tregtare, do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Njoftimi i plotë;

Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!