Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Helmimi i studentëve, hetim kompanisë/ Prokuroria i kërkon AKU dokumentacionin për kontrollet në “Sori al”

schedule15:18 - 26 Maj, 2026

schedule 15:18 - 26 Maj, 2026

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë rreth tre javë më parë, vijon të jetë një ngjarje e pazbardhur, pavarësisht se prokuroria e Tiranës ditët e fundit ka kryer disa veprime të ngutshme hetimore, qoftë me mbledhjen e deklarimeve apo edhe me mbledhjen e provave materiale.

Prokurori Bledar Valikaj i cili po ndjek këtë procedim penal, i ka dërguar një shkresë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ku i kërkon disa dokumentacione në lidhje me veprimet që ky institucion ka kryer kundrejt kompanisë “Sori Al”.

Organi i akuzës i ka kërkuar AKU të gjitha dokumentacionet e kontrolleve që ka kryer te kompania “Sori Al”, momentin kur ata e kanë bllokuar kompaninë si dhe dokumentacionin përkatës që është mbajtur kur është bërë zhbllokimi i kësaj kompanie.



Krahas kësaj, organi hetues i ka përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore të gjitha kartelat e të gjithë studentëve për te përcaktuar shkakun e helmimit.

Pak ditë më parë, prokuroria e Tiranës mori në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni, Erid Hasanllarin ish drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën si dhe Flutura Polaci, drejtoreshë e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

Helmimi i studentëve u shkaktua nga konsumimi i ushqimit që erdhi nga kateringu i Sori Al. Nga mostrat e marra për analizë, rezultoi se ushqimi ishte i kontaminuara me dy lloje bakteresh, megjithatë pritet rezultati i analizave nga IML për të përcaktuar konkretisht shkakun e helmimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!