SHKODËR- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë pamje nga punimet që po kryhet për pastrimin e mbetjeve dhe sistemimin e brezit ranor në Plazhin e Velipojës.
Me nisjen e sezonit turistik, Velipoja është një prej destinacioneve të shumta që ofron vendi ynë për turistët.
Sipas Ramës, falë punës dhe ndërhyrjes, Velipoja shumë shpejt do të shndërrohet në “perlën” e Adriatikut.
“Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon për pastrimin e mbetjeve dhe sistemimin e brezit ranor në Velipojë, për ta bërë këtë perlë të Adriatikut edhe më mikpritëse për pushuesit, ju uroj një ditë të mbarë”, tha ai./abcnews.al


