Ekzistojnë apo jo UFO-t? Mund ta kemi zbuluar, por mundësia më e madhe është që nuk do e dimë të paktën deri tani.
Edhe pse Departamenti amerikan i Mbrojtjes publikoi qindra dokumente që lidhura me ato që i quan fenomene anomale të paidentifikuara, është e paqartë të kuptohet nëse vizitorë nga universi kanë ardhur ndonjëherë në Tokë.
22 faqe që gjetën dritën e publikimit këtë të enjte nuk thonë shumë, ashtu si edhe materialet e para që u deklasifikuan më 8 maj.
Një video është marrë nga një sensor infra të kuq i operuar nga Roja Bregdetare amerikane në prill 2024.
Ajo tregon një objekt që fluturon pranë një aeroplani mbi juglindjen e Shteteve të Bashkuara.
Një deklaratë nga një oficer i lartë i inteligjencës amerikane është ndër dokumentet e përfshira në publikimin e fundit të dosjeve të UFO-ve.
Zyrtari ishte pjesë e një ekipi që hetonte raportet e zhurmave të pazakonta dhe pamjeve të fenomeneve anomale të paidentifikuara në dhe pranë një objekti të ndjeshëm ushtarak amerikan në fund të vitit 2025.
Ata kujtojnë se kanë hasur “sfera të ndezura” të paidentifikuara si në distancë të afërt ashtu edhe më larg, dhe përshkruajnë një objekt të dukshëm me shpejtësi të lartë që lëvizte ulët në tokë përpara se të ndahej në dy pjesë.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth tha se është koha që qytetarët amerikanë ta shohin vetë dhe administrata e Donald Trump ua la atyre në dorë të vendosin nëse ka jetë përtej këtij planeti.
Shumë pak edhe pse ndoshta jo shumë vonë. Këto dokumente nuk përbëjnë ndonjë zbulim të rëndësishëm për ta pëcaktuar këtë të vërtetë.
Publikimi i dosjeve në lidhje me fenomenet anomale të paidentifikuara vjen gjithashtu në kohë të vështira për Shtetet e Bashkuara. Lufta në Iran nuk ka marrë fund zyrtarisht dhe veçse shpenzuan miliarda, Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur një fitore konkrete. Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur dhe kjo është përkthyer në rritje të çmimeve për karburantet dhe ushqimet për qytetarët amerikanë.
Demokratët, por edhe kritikë të Partisë Republikane dhe qytetarë të shumtë e kanë akuzuar administratën e Trump se po u publikon dosjet e UFO-ve pikërisht në këtë moment, për të tërhequr vëmendjen nga çështje të tilla. Jo vetëm lufta në Iran, por shumë kanë akuzuar se dosjet e UFO-ve po përdoren për të tërhequr vëmendjen nga të tjera dosje, ato të pedofilit Jeffrey Epstein, ku Donald Trump përmendet disa herë.


