Sabah Nuzi një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për vrasjen e Klevis LLeshit është izoluar në regjimin e ashpër 41 BIS.
Vendimi u mor nga ministri i drejtësisë pas kërkeses së prokurorisë së posacme dhe policisë së shtetit, ku Nuzi do të qëndrojë për një afat të pacaktuar.
Ky i fundit u arrestua në tetor te vitit 2025 me urdhër të SPAK si ekzekutor i 22 vjecarit Klevis Lleshi, ku ngjarja sipas prokurorisë së posacme është porositur nga Aurel Hoxha i cili ndodhet në kërkim me masë sigurie arrest në burg.
Sabah Nuzi është bërë i vetmi i burgosur që mbahet në këtë regjim deri më tani, pasi që prej dhjetorit të vitit të kaluar 41 Biss ka qenë i boshatisur.
Krahas ekzekutimit të 22-vjeçarit kundrejt 50 mijë eurove, Nuzi dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Edhe pse ai ndodhej në burgun e Fushë Krujës në mars të këtij viti emri i tij doli si porositësi i tritolit që iu vendos automjetit të 36-vjeçarit Oltjon Klosi në kryeqytet. Në vitin 2020 ai u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Ndërsa në vitin 2012, ai u vendos në pranga për plagosjen e 3 personave me armë zjarri.
Ndaj Nuzit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave


