Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump lë dasmën…për Iranin/ Presidenti: Kam punë këtë fundjavë…

schedule15:18 - 22 Maj, 2026

schedule 15:18 - 22 Maj, 2026

Lufta e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit vijon të jetë shqetësimi kryesor i Presidentit Amerikan Donald Trump. Në një bashkëbisedim me gazetarët nga Zyra Ovale, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se çështja e Lindjes së Mesme po i merrte dedikimin më të madh atij, ndërsa shtoi se për shkak të kësaj çështjeje mund të humbasë edhe dasmën e djalit të tij Donald Trump Jr, që është planifikuar të zhvillohet përgjatë fundjavës në Bahamas.

“Do të jetë një ceremoni e vogël private dhe do të përpiqem që të jem aty. Shikoni, ky nuk është momenti i duhur për mua. Kam një çështje që quhet Iran dhe gjëra të tjera. Nëse shkoj do të më kryqëzojnë, nëse nuk shkoj do të më kryqëzojnë sërish, po flas për këto media që bëjnë raportime të rreme.”

Refuzimi i Iranit për të ndalur pasurimin e uraniumit dhe për të lejuar lundrimin e lirë në ngushticën e Hormuzit ka ngritur frikën e një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kanë paralajmëruar një sulm shkatërrues ndaj Teheranit.



Pakistani po bën përpjekjet e fundit për të bashkuar palët në tryezën e negociatave, me Ministrin e Brendshëm të Pakistanit që mbërriti në Teheran për t’u takuar me Ministrin e Jashtëm Iranian Abbas Aragchi për të diskutuar propozimet për t’i dhënë fund luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio deklaroi se kishte pasur disa sinjale pozitive përgjatë bisedimeve të fundit ndërmjetësuese, por shtoi se nuk mund të ketë marrëveshje për aq kohë sa Irani pretendon sovranitet dhe vendosje taksash mbi Ngushticën e Hormuzit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!