Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Rusia publikon pamje nga stërvitjet bërthamore, shfaq raketa dhe avionë strategjikë

schedule19:00 - 21 Maj, 2026

schedule 19:00 - 21 Maj, 2026

Rusia ka publikuar një video të re nga stërvitjet e saj ushtarake bërthamore, ku shfaqen lëshime raketash nga anije luftarake, silose nëntokësore, bombardues strategjikë dhe avionë luftarakë modernë.

Pamjet, të publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes, nisin me lëshimin e raketave balistike nga anijet ushtarake dhe vijojnë me raketa me rreze të gjatë veprimi të lëshuara nga siloset tokësore. Videoja tregon gjithashtu trajektoren e raketave në ajër, duke nxjerrë në pah kapacitetet bërthamore të Moskës.

Në demonstrimin e forcës ushtarake, Rusia prezantoi edhe bombardues strategjikë dhe avionë luftarakë të teknologjisë së avancuar, si pjesë e një serie stërvitjesh që konsiderohen ndër më të mëdhatë në vitet e fundit. Sipas autoriteteve ruse, në ushtrime marrin pjesë rreth 64 mijë ushtarakë dhe ato synojnë stërvitjen e forcave për “përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore në rast pushtimi”.



Stërvitjet tre-ditore, të zhvilluara në territorin e Rusisë dhe Bjellorusia, përfshijnë Forcat e Raketave Strategjike, Flotën Veriore dhe Flotën e Paqësorit, aviacionin me rreze të gjatë dhe njësi nga distriktet ushtarake të Leningradit dhe Qendrës Ruse.

Gjatë ushtrimeve janë shfaqur edhe pajisje të avancuara ushtarake, përfshirë nëndetësen bërthamore të klasit Borei-class submarine, avionin anti-nëndetëse Ilyushin Il-38, avionin luftarak MiG-31 të pajisur me raketën hipersonike Kh-47M2 Kinzhal dhe raketat balistike ndërkontinentale RS-24 Yars.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!