Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Shkupi, në Tiranë/ Protesta për mbrojtjen e shqipes vijon në sheshin “Skënderbej” në 26 maj

schedule13:02 - 21 Maj, 2026

schedule 13:02 - 21 Maj, 2026

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk janë vetëm.

Kolegët e tyre i presin në Tiranë në një tjetër tubim kuq e zi të martën e 26 majit në orën 17.00.

Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, studentët nisen nga sheshi Skëndërbej për të marshuar drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.



Studentët në Shkup kanë dy vite që kërkojnë të drejtat e tyre kushtetuese për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqip.

Ndërsa në dy protestat e tyre të mëdha me 6 prill dhe 18 maj ajo kërkesa u kthye në një mision.

Ata i quajtën tubimet e tyre amanet nga të parët për një përfaqësim dinjitoz dhe me respekt të atyre që në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues.

Ishte protesta e 18 majit që nisi drejt Shkupit edhe studentët nga Tirana, të cilët pavarsisht peripecive me policinë maqedonase premtuan se nuk do të ndalen në mbështetjen e tyre.

Në disa momente të dokumentuara me video dhe dëshmi të vetë studentëve u shfaq qartë tentativa e policisë maqedonase për ti ngadalësuar ata drejt destinacionit final dhe po ashtu përpjekjet për ti provokuar që ngjarja të rrëshkiste drejt konfliktit fizik.

Skenari ishte që numri i protestuesve të zogëlohej dhe protesta të dështonte.

Nga ngjarja e 18 prillit u arrestuan 3 studentë, dy shqiptarë të maqedonisë dhe një maqedonas për shkak të një konflikti fizik.

Ata u lanë të lirë disa orë më vonë, por manovrat për ti frikësuar nuk funksionua.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!