Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lehtësuar sanksionet e rrepta mbi naftën ruse te rafinuar ne vende te treta dhe karburantin e avionëve, ndërsa çmimet rriten.
Kjo lëvizje pasqyron shqetësimet në rritje për furnizimin me karburant për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit që nga fillimi i luftës amerikano-izraeliteme Iranin.
Disa sanksione mbi transportin e gazit natyror të lëngshëm rus u hoqën gjithashtu.
Qeveria britanike tha se sanksionet e përgjithshme ishin bërë më të ashpra, por kërkohej fleksibilitet shtesë. Një veprim i ngjashëm nga Shtetet e Bashkuara më herët u kritikua gjerësisht.
Çmimet e karburantit të avionëve evropianë u dyfishuan pas fillimit të luftës, ndërsa çmimet e naftës dhe benzinës në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të rriten.
Disa linja ajrore që operojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën kanë anuluar fluturimet dhe kanë rritur çmimet në përgjigje të çmimeve shumë të larta të karburantit të avionëve.
Për vite me radhë, Mbretëria e Bashkuar udhëhoqi përpjekjet ndërkombëtare për të ushtruar presion ekonomik mbi Rusinë për luftën e saj në Ukrainë.
Lehtësimi i sanksioneve tani do të lejojë importet e karburantit të avionëve nga India, e cila më parë ishte një furnizuese kryesore për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën. Një pjesë e madhe e naftës bruto ruse rafinohet gjithashtu në Turqi.
Rregullat e reja për produktet e naftës së përpunuar të sanksionuara do të jenë me kohëzgjatje të pacaktuar, megjithëse ato do të rishikohen periodikisht dhe mund të ndryshohen ose revokohen, tha qeveria./abcnews.al


