Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i Posaçëm zbut dënimin për Alqi Bllakon

schedule14:26 - 20 Maj, 2026

schedule 14:26 - 20 Maj, 2026

Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon lidhur me inceneratorin e Tiranës. Shkalla e dytë e gjyqësorit shpalli të pafajshëm ish sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit për një nga episodet e korrupsionit.

Konkretisht për episodin e marrjes së 7 milionë lekëve rrogë nga Vladimir Bezhani, ndërsa la në fuqi episodin tjetër të korrupsionit në vlerën e 119 mijë eurove që Bllako i ka marrë nga pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Kështu Apeli i Posaçëm zbut dënimin nga 4 vite burg me gjykim të shkurtuar në 2.8, me 3 vite me gjykim të shkurtuar që zbret ne 2 vjet burg.



Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të denimit në burg, ndërsa pjesën e mbetur do ta kryejë me shërbim prove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!