Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të gjitha strukturat vendore në Sarandë”/ Delia: Qyteti bregdetar po lakmohet nga grupet kriminale për…

schedule13:41 - 20 Maj, 2026

schedule 13:41 - 20 Maj, 2026

Qyteti bregdetar i Sarandë është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të shqetësimeve mbi rritjen e kriminalitetit dhe aktivitetit të grupeve kriminale.

Gazetarja Etleva Delia, e ftuar në “News Line” në ABC News, deklaroi se përqendrimi i të gjitha strukturave vendore dhe policore në qytet tregon se situata është më e rëndë sesa thjesht problematika e ndërtimeve pa leje.

Sipas saj, Saranda po lakmohet nga grupet kriminale jo vetëm për investime të dyshimta, por edhe për trafik droge, për shkak të afërsisë me kufirin grek.



Delia ngriti shqetësimin edhe për përfshirjen e efektivëve të policisë në veprimtari kriminale, ndërsa kujtoi rastet e rrëmbimeve dhe zhdukjeve të personave që kanë tronditur qytetin.

Nga një zonë dikur e konsideruar e sigurt, Saranda është renditur në vitin 2024 si qyteti me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend, duke zhvendosur kështu vëmendjen që më parë ishte përqendruar te Vlorë.

“Të gjitha strukturat janë vendosur në Sarandë, tregon që situata nuk është normale, se çfarë po ndodh. Unë nuk besoj se atje bëhet fjalë vetëm për ndërtime pa leje, pasi drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk prek vetëm me këtë gjë, por që persona të ndryshëm nga radhët e policisë, janë inkriminuar.

Saranda shihet tani si një vend i lakmuar nga grupet kriminale, për investime, por edhe për trafik droge, duke qenë se kanë kufirin me Greqinë afër. Kemi pasur persona që janë rrëmbyer dhe akoma nuk janë gjetur. Nga një vend shumë i sigurt, në vitin 2024 u rendit nga raporti si vendi i parë në vend për nivelin më të lartë të kriminalitetit.

Gjërat janë më të mëdha se sa thjesht një ndërtim pa leje. Është një çështje që shkon përtej pronave. Deri para pak kohësh ishte Vlora, që kishte një problematikë shumë më të rëndë, ngjarje, zhdukje personash dhe probleme pronash. Momentalisht vëmendja është përqendruar në Sarandë”, u shpreh gazetarja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!