Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbikëqyrje elektronike për sigurinë në shkolla”/ Lamallari: Brenda vitit të ardhshëm, zbatohet projekti “Smart City”

schedule10:23 - 20 Maj, 2026

schedule 10:23 - 20 Maj, 2026

Ministri i Brendshë, Besfort Lamallari thotë se do të ketë masa shtesë dhe mbikëqyrje elektronike për sigurinë në shkolla.

Në një konferencë për mediat, Lamallari u shpreh se brenda vitit të ardhshëm, do të zbatohet projekti “Smart City” në disa shkolla në Tiranë.

“Kemi 330 efektivë që bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit. Përmenda projektin Smart City. Është projekt që ndryshon faqen e historisë së sigurisë në Shqipëri. Shfrytëzimi i kapaciteteve ekzistuese, por edhe shtimi i mbikëqyrjes elektronike, ndihmon duke përdorur avantazhet që sjell teknologjia e lartë. Jep sinjalet e duhura kur krijon përshtypje që një nxënës ka mjet prerës. Brenda vitit të ardhshëm arsimor do kemi zbatimin e këtij projekti në 21 shkolla në Tiranë”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!