Trajneri i ri i kombëtares, Rolando Maran tha se ka folur edhe me ish teknikun e kuqezinjve, Gianni de Biasi, para se të merrte detyrën e tij.
Në konferencën për media me presidentin e FSHF, Armand Duka, Maran deklaroi se kombëtarja shqiptare i ka kushtet për të arritur objektivat
“I kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë, i kam riparë edhe disa prej tyre. kam folur me Gianni de Biasi. E di çfarë ka bërë ai. Më ka dhënë disa konsiderata. Nëse nuk do e mendoja, nuk do isha këtu. Mendoj se janë kushtet për të arritur objektivat. Me ato që ju keni, kemi mundësi për të bërë edhe më shumë. Duhet të arrijmë të përmbushim objektivat për të qenë kompetitiv”, theksoi ai./abcnews.al


