Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Avokati i Thaçit kritika Speciales: Për më shumë se 5 vitesh asnjë ankesë e mbrojtjes nuk u pranua

schedule21:25 - 18 Maj, 2026

schedule 21:25 - 18 Maj, 2026

Luka Mishetiç, avokat i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka kritikuar ashpër efikasitetin e Gjykatës së Apelit që funksionon brenda Dhomave të Specializuara në Hagë.

Mishetiç, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar se gjatë pesë vjetëve e gjysmë sa Thaçi po mbahet në paraburgim, të gjitha ankesat e paraqitura nga mbrojtja janë refuzuar.

Sipas tij, bilanci i ankesave në rastin e Thaçit është “0 me 40” në favor të Speciales.



“Për hir të plotësisë lidhur me efektivitetin e ankesave në gjyqin për krime lufte ndaj Hashim Thaçi: Mbrojtja në këtë gjykim tashmë ka paraqitur (dhe përfunduar) 40 ankesa ndërmjetëse. Paneli i Apelit deri më tani i ka refuzuar të gjitha. Kjo do të thotë 0 nga 40 përgjatë pesë viteve e gjysmë”, ka shkruar ai.

Zyrtarisht, gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka nisur më 3 prill 2023, ndërsa vendimi pritet të shpallet më 20 korrik 2026.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!