Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

LDK denoncon sulmet online/ Osmani dhe Abdixhiku po denigrohen në rrjetet sociale

schedule17:39 - 18 Maj, 2026

schedule 17:39 - 18 Maj, 2026

Sulmet online e kanë shqetësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ka qenë Anëtari i kryesisë Shkëmb Manaj që ka deklaruar se departamenti ligjor i LDK-së ka dorëzuar një kërkesë në departamentin e krimeve kibernetike lidhur me, siç ka thënë ai, sulmet ndaj ish-presidentes, Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas Manajt, LDK-ja po kërkon ndaljen e ofendimeve dhe sulmeve që, sipas tij, janë drejtuar kryesisht ndaj numrit 1 dhe 2 në listë, duke u bërë thirrje partive politike që t’i kthehen debatit normal politik dhe diskutimeve me argumente.



Ai i cilësoi sulmet ndaj figurave të LDK-së si të papranueshme dhe kërkoi nga Policia e Kosovës që të ndërmarrë masa për të garantuar një fushatë zgjedhore të drejtë.

Fushata zgjedhore nis zyrtarisht 10 ditë përpara datës së zgjedhjeve, edhe pse partitë politike kanë nisur ndërkohë takimet me qytetarët në forma të ndryshme, apo përmes thirrjeve në rrjetet sociale.

Por shqetësimi kryesor vijon të mbetet gjuha e urrejtjes dhe kërkesa që opinioni publik të mos dezinformohet përmes lajmeve të pavërteta, shpifje dhe fotografi që mund të jenë edhe me inteligjencë artificiale.

Osmani është sulmuar vazhdimisht në rrjetet sociale pas largimit të saj nga presidenca dhe kthimit në LDK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!