Ashtu siç ishte paralajmëruar studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur organizimin për protestën e thirrur për Gjuhë Shqipe.
Ata kanë kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
“Ligji për gjuhët është i qartë – përgjegjësi”, shkruhet në një njërën prej pankartave të studentëve.
Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët-të gjithë një zëri”, ndërsa organizatorët thonë se synojnë mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.


