Qytetarët dhe bizneset tashmë do ta kenë më të thjeshtë për të marrë një shërbim nëpërmjet platformës e-albania. Pas ndwrhyrjeve prej disa ditwsh platform e-albania wshwt rikthyer plotwsisht aktive.Pas ridizenjimit platforma vjen e ndërtuar me teknologji të avancuar duke i shfaqur të gjitha rubrikat në faqe të parë çka krijon akses më të lehtë e të shpejtë nga të gjithë qytetarët.
Për bizneset, e-Albania 2.0 prezanton funksionalitete të reja për menaxhimin e autorizimeve dhe delegimin e përkohshëm të përdorimit të shërbimeve elektronike, me kontroll të plotë, fleksibilitet dhe gjurmueshmëri të çdo veprimi. Sistemi i ri sjell më shumë siguri për përdoruesit përmes metodave të avancuara të verifikimit me dy faktorë dhe opsioneve të reja të identifikimit.
Po ashtu Platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë.
95% e shërbimeve në Shqipëri bëhen online duke I kursyer 650 milionë euro në total qytetarëve. Kjo platform numëron rreth 3.4 milion përdorues të regjistruar.
Sipas Ramës, kjo platformë është e ndërtuar me një teknologji të avancuar dhe me standard modern të performancës, me qëllim ofrimin e një eksperience më te shpejtë për qytetarët dhe bizneset.
“e-Albania 2.0. Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri.
Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset.
E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0, platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë”, shkruan Rama./abcnews.al



