Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Plagosja e policit në Shkozë/ Dyshohet se shënjestër e atentatit ishte fqinji i tij, shpallen në kërkim dy vëllezër

schedule09:35 - 18 Maj, 2026

schedule 09:35 - 18 Maj, 2026

2 persona, dyshohet vëllezër janë shpallur në kërkim në lidhje ne ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur një 30 vjeçar i identifikuar si Anxhelo Kumaraku, agjent krimesh te komisariati numër 4 në Tiranë.

Ali Lika, dyshohet se është personi që ka qëlluar drejt efektivit së bashku me vëllain e tij.

Sipas burimeve të gazetares së ABC News, Bleona Sari nga grupi hetimit, Kumaraku ndodhej pranë banesës së tij, i shoqëruar nga një fqinj, një person me masë në “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.



Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht fqinji i efektivit, me të cilin personat e shpallur në kërkim përpara pak muajsh kanë pasur një përplasje, ende i paqartë motivi.

Gjithashtu nuk dihet pse efektivi ishte në shoqërinë e këtij personi, i cili ndodhej në “arrest shtëpie” dhe në momentin e ngjarjes kishte shkelur vendimin e gjykatës. Ndërkohë, Kumaraku nuk e kishte njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë nga ana e fqinjit, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!