Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shpërndarë një telegram në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e policisë në vend, ku ka kërkuar masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla.
Sipas dokumentit që abc neës ka siguruar, Skender Hita thekson se jane regjistruar disa ngjarje të rënda gjatë vitit shkollor 2024-2025, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor.
Sipas tij, problem kryesor është shpërndarja e lëndëve narkotike pranë shkollave, por edhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.
Ndër të tjera drejtori I përgjithshëm I policisë së shtetit, thotë në telegramin drejtuar komisariteve e drejtorive vendore, se duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë të agjentëve të policisë me drejtorët e shkollave për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale por edhe për të rritur sigurinë e nxënësve.
Hita kërkon të Caktoohet agjent policie në çdo institucion arsimor , dhe të kryhen kontrolle të befasishme e të paparaljëmruara.
Ai thotë gjithashtu se do të hetohen të gjithë efektivët që nuk do të zbatojnë detyrën.


