Trajneri i Pescarës: Gaboi dy herë, ja pse e lashë jashtë Memushajn

schedule17:14 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 17:14 - 30 Dhjetor, 2019

Ledian Memushaj nuk e priti mirë zëvendësimin tetë minuta përpara fundit të ndeshjes jashtë fushe kundër Livornos (0-2 për Pescarën) dhe nuk i përmbajti nervat ndaj trajnerit të Pescarës.

33-vjeçari nuk i ka kërkuar ende falje askujt, duke gabuar për herë të dytë. Luciano Zauri vendosi të dënojë kapitenin dhe nuk e grumbulloi për ndeshjen e djeshme kundër Chievos (0-0).

Në mediet italiane flitet për një kërkesë të mesfushorit për t’u larguar nga “Delfinët”, por klubi që garon në Serie B ka mohuar gjithçka. Trajneri Zauri i është rikthyer kësaj çështje, teksa zbulon shkakun se pse vendosi ta linte shqiptarin jashtë ndeshjes kundër ekipit nga Verona.

Rregullat janë të njëjta për të gjithë, sidomos kur mban edhe shiritin e kapitenit. Memushaj gaboi kundër Livornos. Ai nuk i kërkoi falje shokëve, por as mua. Mungesa e pendimit solli përjashtimin nga ndeshja ndaj Chievos.

Memushaj është një lojtar shumë i rëndësishëm për karizmën, temperamentin dhe personalitetin që ka. Problemi duhej zgjidhur menjëherë, pa humbur kohë, duhet të sqaroheshim, por e quaj një çështje të mbyllur“, komenton Luciano Zauri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!