Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Dinamo, fitore për titull/ Blutë mundin 2-0 Vllazninë në nisje të fazës finale

schedule23:04 - 16 Maj, 2026

schedule 23:04 - 16 Maj, 2026

Një gjë ka qenë e qartë që në fillim. Nëse kjo skuadër hyn në ritmin e saj, vështirë të ndalet nga dikush. Dinamo është e tillë që ka mundur thellë Vllazninë, Tiranën, Elbasanin, Partizanin, madje edhe Egnatian, dhe pavarësisht se dukej e pashpresë në garën për titull, sërish të trembte.

Fituesit e dy sezoneve të fundit të Kupës së Shqipërisë e treguan sërish veten, madje pikërisht tani kur vlen më shumë, duke fituar ndeshjen e parë të minifazës për titull në Superligë.

Në “Arenën Air Albania”, ku nuk është se patën ndonjë mbështetje të madhe, kryeqytetasit mposhtën Vllazninë 2-0, padyshim duke përfituar edhe nga kartoni I kuq, por duke mos u ndikuar nga mungesat e shumta.



“Nëndetësja” nuk kishte pesë futbollistë, konkretisht Teisheirën, Bregun, Qefalinë, Ditën, Nezirin dhe portierin Teqja. Po ashtu, I pezulluar ishte trajneri Ilir Daja.

Vllaznia këmbënguli më shumë, dhe konsiderohej favorite për fitoren, ndërsa kundërshtari më shumë u mbrojt dhe kundërsulmoi. I ndriti fati në 69’ kur Bajrami ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj të shpejtit Bernard Berisha, I cili mori të verdhën e dytë, pra edhe të kuqin.

Shpejt erdhi goli I avantazhit, në 77’ kur Malomo përfundoi një aksion koral.

Rrjeta e dytë nga Dinamo u shënua vetëm në minutën e gjashtë shtesë në një kundërsulm të rrufeshëm nga porta në portë, ndërsa në zonën e bluve ishte edhe gardiani shkodran, Pohls.

Topin në rrjetë e dërgoi Xhejms. Kjo ishte nisja e plej ofit për titull, në sistem minikampionati mes 4 ekipeve kryesore që kanë përgjysmuar pikët sipas rregullores.

Këtë të diel luhet po në “Arenën Air Albania”, ndeshja tjetër, ajo mes Elbasanit dhe Egnatias.

Elbasani e Vllaznia kanë nga 31 pikë në renditje, Egnatia I ndjek me 28, ndërsa blutë e Ilir Dajës janë afruar në kuotën e 27 pikëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!