Kur shumica e njerëzve mendojnë për objektivat e Vitit të Ri, ata imagjinojnë se të rriturit zotohen të futen në palestër. Por objektivat e Vitit të Ri janë gjithashtu edhe për fëmijët.
Në fakt, Viti i Ri është një mundësi e shkëlqyer për ti mësuar fëmijët se si të vendosin qëllime. Ju mund t’i ndihmoni ata të mësojnë aftësi të reja dhe të merren me objektivat që duan të arrijnë vitin e ardhshëm.
Ajo çfarë duhet të bëni është të krijoni objektiva së bashku për të siguruar mbështetje gjatë rrugës.
1.Merrni seriozisht detyrën
Në vend që të pyesni për objektivat e ardhshme të fëmijës tuaj në një mënyrën jo të duhur , merrni seriozisht detyrën . Lërini pajisjet tuaja dixhitale dhe flisni me ta për objektivat. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta trajtoni atë si një intervistë pune dhe t’a pyesni se ku shpresojnë të jenë vitin e ardhshëm në këtë kohë. Por mund të filloni të flisni për vetë-zhvillimin dhe rritjen personale në një mënyrë më të dobishme. Përdoreni bisedën si një mundësi për të folur se pse përcaktimi i objektivave është i rëndësishëm dhe sa mirë është të arrrini objektivat – edhe pse është e vështirë për t’u bërë.
Ju mund të vendosni të krijoni objektiva familjare. Ndoshta është mirë të shkoni për një shëtitje 20-minuta çdo mbrëmje, ose çdo anëtar i familjes të ndajë tre gjëra për të cilat janë mirënjohës për darkën.
Ose mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të krijojnë objektiva individuale, siç është praktikimi i një instrumenti muzikor për 30 minuta tre herë në javë. Thjesht sqaroni se si të jeni përgjegjës, dhe të mbështesni përpjekjet e njëri-tjetrit.
2.Konsideroni alternativa ndaj objektivave
Marrja e objektiva seriozisht nuk do të thotë që nuk mund të kesh krijues. Fëmijët tuaj do të kenë shumë më shumë gjasa që t’u përmbahen qëllimeve që janë argëtuese dhe emocionuese, në vend se grindëse dhe të dhimbshme.
Ju gjithashtu mund të krijoni një sfidë të re 30-ditore çdo muaj. Sfida e familjes suaj mund të shkojnë nga pastrimi i të gjitha dollapëve dhe sirtarëve deri te mësimin e një aftësie të re së bashku, shkruan abcnews.al
3.Ndihmoni fëmijën tuaj të identifikojë objektivat realiste dhe të shëndetshme
Kur e pyesni fëmijën tuaj se çfarë do të dëshironin të arrinin, mund të dëgjoni ndonjë gjë nga ai si përshembull “Unë dua të jem fëmija më i njohur në shkollë” deri “Unë dua të shënoj sa më shumë pikë në ekipin e basketbollit”.
Dëgjoni idetë e tyre dhe ndihmojini ata të ndryshojnë objektivat e tyre sipas nevojës. Nëse qëllimet e tyre janë jo të shëndetshme, jorealiste ose të paarritshme, punoni së bashku për të vendosur një zgjidhje më të mirë.
Sigurohuni që objektivat të jenë nën kontrollin e tyre.
Nëse fëmija juaj zgjedh një objektiv që nuk është në përputhje me vlerat tuaja (si të qenit fëmija më i njohur në botë), ju mund t’i ndihmoni ata të vendosin diçka më të shëndetshme – si të tregoni dashamirësi ndaj dikujt çdo ditë.
4.Identifikoni hapa të vegjël por konkretë
Ndihmoni fëmijën tuaj të shndërrojë një objektiv të madh në hapa të vegjël por konkret.
Flisni kur fëmija juaj do të fillojë (ndonjëherë 1 janari nuk funksionon mirë sepse është pushim në shkollë). Identifikoni një datë të qartë fillimi dhe krijoni një plan për të ndërmarrë veprime.