104 studentë të Akademisë së Policisë janë diplomuar këtë të enjte.
Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ku ishin të pranishëm edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
Në fjalën e tij ministri Lamallari tha mes të tjerash se Shqipëria fiton sot “104 shërbëtorë të rinj të ligjit”, të cilët kanë zgjedhur një nga profesionet më të vështira dhe më të nderuara në një shoqëri demokratike. Ndërsa theksoi se Shqipëria ka sot një polici më moderne, më profesionale dhe më pranë qytetarëve, falë investimeve të realizuara në teknologji.
“Sot nuk jemi vetëm për të dorëzuar diplomën, por sot shqipëria fiton 104 të rinjë të ligjit. Ka profesione që ndërojnë karrie, e ka profesione që mbajn shtetin. jam i bindur se ju këtu nesër do të drejtoni policinë e vendit. sot policia po transfoerohet, po bëhet më moderne e pranë njerëzve. polici që po përpiqej të mbijetonte, sot përballë krimit, investime në teknologji, flotë e pajisje. Modeli i policisë bazohet te komunikimi me komunitetin, transparenca dhe modernizimi. Modernizimi i policisë jo më zgjedhje,,, kemi bërë përparime, pork u duam të shkojmë kemi ende shumë punë për të bërë. Smart siti po sjellim mijëra kamera, duke rritur kapacitete për parandalimin e krimit. Janë forcuar sistemet kibernetike. Jeni të fortë përballë krimit, port ë përulur përballë qyetarit.”
Ndërsa kryepolici Skënder Hita, u shpreh se një model i ri formimi ka nisur të ndërtojë të ardhmen në Policinë e Shtetit. Një moment që shënon fundin e një etape dhe nisjen e një periudhe me përgjegjësi edhe më të madhe.
“Sot diplomojmë një brez që mbart mbi supe përvojën e terrenit dhe dritën e dijes akademike. Ju jeni brezi i fundit që u rrit profesionalisht brenda familjes së madhe të Policisë së Shtetit, brez me të cilin mbyllet një cikël dhe hapet një horizont i ri. Ndaj kjo ju jep një peshë të veçantë, sepse ju jeni ura mes dy epokave të Policisë së Shtetit në arsim, mes eksperiencës së fituar në punë dhe modelit të ri të edukimit policor që po ndërtojmë. Ky është një moment që shënon fundin e një etape dhe nisjen e një përgjegjësie edhe më të madhe”.


