Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim në lidhje me ndërtimet pa leje në Sarandë dhe Ksamil.
Hetimet lidhen me përfshirjen e efektivëve të policisë në ndërtime pa leje, pas dy rasteve të ditëve të fundit, ku kati i një hoteli u sekuestrua nga Prokuroria dhe në një plazh u arrestuan gjithashtu 8 punëtorë, të cilët po kryenin punime pa leje.


