Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

schedule15:33 - 15 Maj, 2026

schedule 15:33 - 15 Maj, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për vjedhje me pasoja të rënda. Uniformat blu kanë arrestuar Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij Martin Dado.

Sipas hetimeve paraprake ka rezultuar se dy të arrestuarit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe në orët e para të mëngjesit të datës 8 maj kanë vjedhur banesën e Rigers Vrapit, në rrugën “Pandi Dardha”, në zonën e Laprakës.

Sipas videos të siguruar nga Abc News të maskuar me kapuç dhe maska kanë hyrë në pallatin ku ndodhej apartamenti i Rigers Vrapit dhe pasi kanë kryer vjedhjen janë larguar me shpejtësi duke marrë më pas automjetin e tyre.



Autorët kanë arritur të marrin një shumë prej 28 mijë eurosh, si dhe bizhuteri floriri me vlerë të konsiderueshme.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor dy të arrestuarit nuk njiheshin me Vrapin por ishin orientuar nga persona ende të paidentifikuar. Shuma e vjedhur ende nuk është gjendur nga grupi hetimor.

Të arrestuarit rezultojnë me precedentë kriminal të mëparshëm penalë në Itali dhe Francë për vjedhje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!