Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

U ndanë pas 17 vitesh/ Përndiqte ish-partneren, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq efektivin e policisë

schedule13:04 - 15 Maj, 2026

schedule 13:04 - 15 Maj, 2026

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin A.M., efektiv policie, i akuzuar për veprën penale “Përndjekja”, parashikuar nga neni 121/a, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Sipas organit të akuzës, hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 295 të vitit 2025 kanë provuar se më 10 shkurt 2025, shtetasja L.C. ka kallëzuar ish-partnerin e saj, me të cilin kishte pasur një lidhje prej 17 vitesh, e cila kishte përfunduar në vitin 2024.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se A.M. ka ushtruar në mënyrë të përsëritur presion psikologjik ndaj kallëzueses, përmes komunikimeve telefonike dhe kontakteve fizike, duke i shkaktuar asaj gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike për sigurinë personale.



Prokuroria bën me dije se kallëzuesja kishte depozituar edhe më herët disa kallëzime pranë Prokurorisë së Fierit dhe Durrësit lidhur me sjelljen e të pandehurit.

Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës arriti në konkluzionin se janë konsumuar elementët e veprës penale të “Përndjekjes”, duke vendosur dërgimin e çështjes për gjykim.

Prokuroria e Fierit thekson se mbetet e angazhuar në hetimin dhe ndëshkimin e çdo vepre penale që cenon sigurinë, lirinë morale dhe jetën normale të qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!