Ish këshilltari i lartë dhe bashkëpunëtori I ngushtë I presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky, Andriy Yermak u arrestua këtë të enjte me Urdhër të Gjykatës së lartë Kundër Korrupsionit në Ukrainë e cila vendosi për të masën paraburgimit prej 60 ditësh ndërsa thekosi se nëse Yermak kërkon te jete I lire pergjate peridhes qe do te zgjasin herimet duhet të paguaj garancinë pasurore prej 3 milionë dollarësh. Yermak, i cili deri në largimin e tij nga rrethi presidencial në nëntor të vitit të kaluar konsiderohej një nga figurat më të fuqishme në Ukrainë, akuzohet për përfshirje në një skemë të organizuar korrupsioni dhe pastrim të rreth 10.4 milionë dollarëve përmes një projekti luksoz ndërtimi pranë Kievit. Ish-zyrtari mohoi kategorikisht të gjitha akuzat para gjykatës ndersa deklaroi se do ta apelojë vendimin dhe se nuk ka ndërmend të largohet nga Ukraina.
Si drejtues i zyrës presidenciale të Zelenskyyt, Yermak kishte një rol kyç në diplomacinë ukrainase gjatë luftës me Rusinë dhe merrte pjesë pothuajse në të gjitha takimet dhe bisedimet kritike me liderët perëndimorë, nga Uashingtoni deri në Bruksel.
Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit njoftuan këtë javë ngritjen e akuzave ndaj tij. Hetuesit thanë se çështja lidhet me të ashtuquajturin “Operacioni Midas”, një skandal korrupsioni me vlerë rreth 100 milionë dollarë që përfshin kompaninë shtetërore energjetike të Ukrainës.
Hetimi ka përfshirë edhe persona të tjerë të afërt me presidentin ukrainas, mes tyre biznesmenin Timur Mindich dhe ish-zëvendëskryeministrin Oleksiy Chernyshov, të cilët gjithashtu janë akuzuar më herët për korrupsion, por I kane mohuar akuzat.
Sipas autoriteteve ukrainase, anëtarët e rrjetit të dyshuar kanë pastruar fonde shtetërore, përfshirë para të kompanisë Energoatom, përmes investimeve në prona luksoze Zyra e Presidentit Ukrainas Volodymir Zelensky deklaroi se nuk do të komentojë ceshjten teksa hetimet janë ende në zhvillim.


