Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Edhe Kokalari padit Berishën/ U përjashtua nga gara, kërkon pezullimin e zgjedhjeve në PD

schedule17:50 - 14 Maj, 2026

schedule 17:50 - 14 Maj, 2026

Evi Kokalari ka depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë kundër PD, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Sipas dokumentit të paraqitur më 7 maj 2026, padia bazohet në nenin 202 të Kodit të Procedurës Civile dhe synon marrjen e masës së sigurimit të padisë ndaj veprimeve të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) dhe strukturave të tjera të PD-së që lidhen me organizimin e zgjedhjeve për kryetar partie.

Kokalari i kërkon gjykatës:



  • pezullimin e menjëhershëm të të gjitha veprimeve të KOKOE-së dhe organeve të tjera të PD-së lidhur me procesin zgjedhor;
  • pezullimin e efekteve juridike të çdo vendimmarrjeje të marrë në kuadër të këtij procesi;
  • ndalimin e zhvillimit të mëtejshëm të procedurave zgjedhore, përfshirë administrimin e votimit dhe shpalljen e rezultatit;
  • pezullimin e çdo pasoje juridike që mund të prodhohet nga zgjedhjet deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Në dokument argumentohet se procesi aktual cenon parimin e konkurrimit të lirë dhe të shanseve të barabarta në garën për drejtimin e partisë. Kokalari pretendon se ndërhyrja e gjykatës është e nevojshme për të garantuar respektimin e dispozitave statutore dhe të drejtave të anëtarëve në një proces të rregullt zgjedhor brenda partisë.

Procesi zgjedhor për kryetarin e PD-së është planifikuar të zhvillohet më 23 maj 2026./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!