Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Athina të njohë Kosovën/ Kongresmeni Self: Anëtarësimi në Nato, me rëndësi për sigurinë në Ballkan

schedule17:29 - 14 Maj, 2026

schedule 17:29 - 14 Maj, 2026

Kongresmani amerikan, Keith Self, gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, dha dy deklarata të fuqishme, duke riafirmuar rëndësinë strategjike të Kosovës për NATO-n, stabilitetin rajonal dhe interesat kombëtare të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor.

Si kryetar i Nënkomisionit për Evropën, kongresmeni Self e përshkroi Kosovën si “një nga partnerët më të afërt të Shteteve të Bashkuara”, duke paralajmëruar se refuzimi i vazhdueshëm i disa anëtarëve të NATO-s, përfshirë Greqinë, për ta njohur Kosovën “minon stabilitetin afatgjatë në Ballkan dhe forcon ndikimin e kundërshtarëve si Rusia”.

“Unë kryesoj nënkomitetin për Evropën të këtij komiteti, dhe kemi paqëndrueshmëri në rajonin e Ballkanit, dhe për këtë arsye ofroj këtë amendament. Përderisa ekzistojnë përpjekje të përbashkëta të fuqishme ushtarake mes ShBA-së dhe Greqisë, Athina mbesin në listën e ngushtë të katër aleatëve të NATO-s që refuzojnë njohjen e sovranitetit të Kosovës”.



Sipas Self, Kosova ka dëshmuar përkushtim të qartë ndaj demokracisë, sigurisë rajonale dhe bashkëjetesës multietnike, duke paraqitur një argument të fortë për anëtarësim në NATO.

“Mund të ju them se Kosova është qartësisht një prej partnerëve më të afërt dhe më besnikë evropianë të ShBA-së. Të gjitha këto validojnë një rast bindës për anëtarësim në NATO dhe stabilitet në Ballkan. Dhe përderisa Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia refuzojnë njohjen e aleatit tonë ballkanik, nuk do të ketë rrugë të anëtarësimit të aspiruar të Kosovës në NATO.”

Sipas Self, teksa vlerësoj kontributet e sotme të Greqisë në KFOR, stabiliteti i vërtetë në Ballkan do të rritej nëse Kosova do të pranohej në NATO.

Propozimi i tij për ndërprerjen e 1.8 milion dollarëve për trajnime ushtarake ndërkombëtare për Greqinë, për shkak të refuzimit të Athinës për ta njohur pavarësinë e Kosovës nuk kaloi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!