Ekonomia shqiptare ka risk të shtuar nga fatkeqësitë natyrore. Ministrja Delina Ibrahimaj theksoi se Shqipëria mbetet ndër vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, ku rreth 86% e territorit dhe mbi 88% e popullsisë janë të rrezikuara nga këto fenomene.
Ndërsa ngriti shqetësimin për nivelin shumë të ulët të sigurimit të banesave dhe bizneseve ndaj rreziqeve nga tërmetet dhe përmbytjet, duke theksuar se kultura e sigurimit në vend mbetet ende e kufizuar.
Nisur nga kjo prej kohësh në vend po diskutohet një draft për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga fatkeqësitë natyrore përfshirë tërmetet dhe përmbytjet. Tërmeti i vitit 2019 pati një kosto të shtuar për për financat publike në Shqipëri , e cila arriti në rreth 1 miliard euro.
Ministrja nënvizoi se qeveria shqiptare ka ngritur prej disa vitesh një grup teknik, të drejtuar nga Ministria e Financave, për hartimin e ligjit mbi menaxhimin e fatkeqësive natyrore, me fokus të veçantë tërmetet dhe përmbytjet.
Sipas Ministres, diskutimet dhe rekomandimet e dala nga forumi do të japin një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për përballimin e këtyre rreziqeve.
Duke iu referuar vlerësimeve të Bankës Botërore, ministrja Ibrahimaj theksoi se Shqipëria mbetet ndër vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, ku rreth 86% e territorit dhe mbi 88% e popullsisë janë të rrezikuara nga këto fenomene.
Ajo solli në vëmendje edhe koston e lartë të tërmetit të vitit 2019 për financat publike, e cila arriti në rreth 1 miliard euro, duke theksuar nevojën për mekanizma të qëndrueshëm mbrojtës dhe instrumente financiare parandaluese.
Ministrja Ibrahimaj ngriti shqetësimin për nivelin shumë të ulët të sigurimit të banesave dhe bizneseve ndaj rreziqeve nga tërmetet dhe përmbytjet, duke theksuar se kultura e sigurimit në vend mbetet ende e kufizuar.
Në këtë kuadër, Ibrahimaj vlerësoi si thelbësor hartimin dhe miratimin e legjislacionit për sigurimin e detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore.
“Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te politikat afatshkurtra apo afatmesme. Qeveritë duhet të ndërtojnë politika afatgjata që garantojnë stabilitet ekonomik, siguri fiskale dhe qëndrueshmëri për vendin”, u shpreh ministrja Ibrahimaj./abcnews.al


