Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Messi me “ortek” golash/ Leo shënon edhe tri herë në ndeshjen e Ligës Amerikane

schedule12:52 - 14 Maj, 2026

schedule 12:52 - 14 Maj, 2026

Ky njeri duket sikur do ta japë shpirtin në fushë. Padyshim, nën nxitjen supreme të garës me Kristiano Ronaldon, Lionel Mesi vazhdon të shënojë e të shënojë, edhe pse është 38 vjeç e më shumë.

Gjeniu I futbollit botëror realizoi edhe tre gola të tjerë, në një përballje spektakolare të Ligës Profesioniste Amerikane, të cilën Inter I tij I Majemit e fitoi 5-3 në fushën e Sinsinatit.

Po ashtu, shtoi një asist.



Një formë e shkëlqyer e kampionit të botës falë të cilit skuadra nga Florida është në vendin e dytë në Konferencën Lindore në kampionat.

Po ashtu, Mesi vazhdon garën në distancë me Kristiano Ronaldon, i cili padyshim që ka shënuar më shumë, por ka dhënë shumë më pak asiste, dhe ka në total më pak kontribute për gol, efikasitet më të ulët dhe padyshim ka shumë më pak ndikim në lojë.

Leo ka 910 gola e 411 asistë, ndaj 971 rrjetash e 261 asistësh të Kristianos.

Argjentinasi e synon sërish Këpucën e Artë, të cilën e ka fituar edhe në Shtetet e Bashkuara, dhe kaq shumë herë në karrierë, plot 25 herë, që nga Barcelona, Argjentina e Interi.

Leo ka 11 rrjeta e 4 asistë në 12 ndeshje këtë kampionat, duke qenë një gol prapa liderit, Hugo Kejpers të Çikagos

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!