Socialistët dhe demokratët janë bashkuar në përmbajtjen e projekrezolutës për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këtë mëngjes, ky draft që parashikon rolin e Kuvendit në ecurinë e Shqipërisë në BE-së, u miratua në Komisionin për Politikën e Jashtme dhe kaloi në diskutim në Parlament.
“Të gjithë pro kanë mirtuar një dokument shumë të mirë, ka brenda edhe kritiken, edhe angazhimin, edhe syrin obejtkin dhe yllin orientues për në BE”, tha Balla
Kjo projekrezolutë është ndër të paktat dokumentet që miratohet me konsensus mes maxhorancës dhe opozitës në Kuvend. Dhe në të parashikohet një angazhim i të gjithë deputetëve në Parlament për punën e integrimit.
“Ushtrojmë në mënyrë të plotë dhe efikase funksionin ligjbërës dhe mbikëqyrës për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke garantuar cilësinë e legjislacionit, përafrimin me acquis të BE-së dhe zbatimin e tij konkret në praktikë” u shpreh Hasani.
Një angazhim merr vetë maxhoranca socialiste në raport me opozitën.
” Mazhoranca angazhohet të sigurojë kushtet për pjesëmarrjen e plotë të opozitës në veprimtarinë parlamentare, të respektojë kërkesat e saj në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, shtoi ai.
Por dhe të kundërtën; angazhimin e vetë opozitës.
“Opozita angazhohet të sigurojë pjesëmarrje të plotë në veprimtarinë parlamentare në përputhje me standardet demokratike, me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Të dyja palët angazhohen për forcimin e dialogut politik” shtoi Hasani.
Gjithashtu, draft rezoluta parashikon forcimin e kontollit parlamentar ndaj pushtetit ekzekutiv, institucioneve dhe agjencive të pavarura, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit mes pushteteve, duke rritur transparencën, auditimin dhe llogaridhënien.
Po ashtu, kërkohet që kuvendi i Shqipërisë do të forcojë “partneritetin ndërparlamentar me Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve anëtare të BE-së, duke kontribuar aktivisht në diplomacinë parlamentare dhe marrëdhëniet dypalëshe me to”./abcnews.al




