Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Ndërhyrje në kodin penal/ Ministri i Drejtësisë Gogu: Legjislacioni me standarte si të BE

schedule23:08 - 13 Maj, 2026

schedule 23:08 - 13 Maj, 2026

Qeveria shqiptare do të ndërhyjë në Kodin Penal, si pjesë e reformës në drejtësi. Këtë e deklaroi ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në emisionin “Real Story” në Abc News.

“Shkaku kryesor i reformës në drejtësi ishte besimi ose mosbesimi i publikut te sistemi gjyqësor. Sot, ne jemi me një sistem gjyqësor që, qoftë për shkak të goditjes së pandëshkueshmërisë, mendoj se ka rritur besimin e publikut. Po merremi me ligjet procedurale dhe materiale, ne i quajmë kode. Jemi duke u marrë me këtë gjë për të forcuar garancitë procedurale të një individi në procesin gjyqësor, por edhe për të respektuar të drejtat e njeriut”, u shpreh Gogu.

Gogu shprehu bindjen se reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ajo tashmë ka hyrë në fazën e dytë, me ndryshime të tjera për të përmbushur detyrat e grupkapitullit më delikat të negociatave për anëtarësim në BE, drejtësinë.



“Reforma në drejtësi patjetër që nuk është përfundimtare, e përsosur; ka nevojë për një sërë ndërhyrjesh plotësuese. Reforma në drejtësi në Shqipëri do të vijojë të sjellë efekte pozitive dhe do të ketë nevojë për ndërhyrje plotësuese deri në ditën që do të jemi vend anëtar i BE-së.”

Pyetjes nëse ka përplasje mes SPAK-ut dhe qeverisë, Gogu iu përgjigj me nevojën për balanca mes pushteteve.

“Nëse pushtetet fillojnë dhe grinden dhe ndërkohë është duke vuajtur qytetari, kjo nuk besoj se është gjëja e duhur. Por nëse pushtetet përpiqen të drejtpeshojnë fuqinë e njëri-tjetrit, në të mirë të qytetarit, është gjëja e duhur. Ky është kontrolli i pushteteve.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!