Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Meremja, nje fitore e vogël/ Petraj: Teknikisht, vendimi i Gjykatës është i rregullt. Kërkesë-padia është ‘me probleme’

schedule18:24 - 13 Maj, 2026

schedule 18:24 - 13 Maj, 2026

Kandidatja që doli përballë Berishës, por u përjashtua nga gara, ka regjistruar një gjysëm fitore ndaj kolegut të saj doktor. Gjykata e Tiranës vendosi të mos i rrëzojë mjekes padinë për të pezulluar Sali Berishën si kryetar të PD, por tia kthejë për korrigjim.

Avokati Edmond Petraj tha se për t’iu drejtuar gjykatës nevojiten prova dhe dokumente të plota, ndërsa kërkesa-padia në fjalë kishte mangësi në identitet, adresë dhe dokumentacion, çka solli kthimin e akteve dhe dosjes pa afat për plotësimin e të metave.

Petraj u shpreh se Sela mund të paraqesë një padi të plotësuar, duke e cilësuar atë si një grua humane, doktoreshë dhe person që i është gjendur njerëzve në nevojë.



“T’i drejtohesh gjykatës duhen prova dhe dokumente të plota. Nuk dihet nëse do të ribëjë padi, por në këto kushte gjykata e ka konsumuar atë kërkesë. I janë kthyer aktet, i është kthyer dosja prapa, nuk i është lënë afat për plotësimin e të metave. U kapën disa të meta tek identiteti, adresa dhe ana dokumentare, përveç edhe palëve që ishin të paidentifikueshme. Ndoshta edhe subjektet e kthyen në këtë pikë për shkak të frikës; kemi një gijotinë masive që iu turr gjyqtares. Është një kërkesë-padi me probleme, të çon në pjesën e konfliktit dhe u kapën tek teknikalitetet. Sela bëri një betejë, bëri një nismë.

Sela është një grua zonjë, është një person human, doktoreshë dhe i është gjendur njerëzve në nevojë. Ka kandiduar për primaret, shfaqi një moment për t’u futur. Zonja Mereme ishte një grua model.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!