Një zjarr shpërtheu në një qendër azili në Holandë, gjatë një proteste kundër emigrantëve në zonën e Loosdrecht.
Sipas mediave vendase, rreth 400 protestues u mblodhën pranë qendrës së azilkërkuesve.
Situata u përshkallëzua kur disa prej tyre hodhën fishekzjarre në shkurret përpara godinës, duke shkaktuar zjarr.
Raportohet se protestuesit fillimisht penguan ndërhyrjen e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve, ndërsa policia u detyrua të ndërhyjë me njësi speciale për të shpërndarë turmën.
Në momentin e incidentit, brenda ndërtesës ndodheshin 15 azilkërkues, të cilët nuk pësuan lëndime.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në vend.
Kryeministri holandez, e cilësoi protestën e dhunshme si “plotësisht skandaloze”, në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.


