Eksperti i sigurisë Xhavit Shala tha në Real Story se Europa ka intensifikuar përpjekjet për negociata lidhur me luftën në Ukrainë, duke organizuar samite dhe duke kërkuar rol më aktiv në procesin diplomatik. Sipas tij, presidenti ukrainas dëshiron që Europa të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e negociatave.
“Europa ka marrë disa lëvizje për negociata, ka mbajtur disa samite ku paraqiteshin propozime. Europa nuk ka qenë kundër pjesëmarrjes në negociata, por dëshiron ta marrë situatën në dorë. Është forcuar shumë besimi reciprok mes Zelenskyt dhe SHBA-së.
Edhe presidenti ukrainas e kërkon një bashkëbisedues, një negociator europian. Ka bërë edhe kritika për vajtjen në Moskë të të deleguarve të Trump-it dhe ai është i interesuar që Europa të jetë negociator. Kjo do të forconte edhe aleancën perëndimore. Gjermanët kanë caktuar një buxhet për ta bërë ushtrinë më të fortë, por kjo nuk do të thotë që Rusia mund ta ngrijë konfliktin dhe ta shpërthejë më vonë.”


