Kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen me Italinë për emigrantët në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se pakti do të vazhdojë për sa kohë vendi fqinj do të dojë.
“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë në lidhje me një citim mashtrues të raportuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm shqiptar: më lejoni të përsëris, qartë dhe me shpresë njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia do ta dojë atë”, shkruan Rama.
To all journalists from Italy, and beyond, who are reaching out regarding a misleading quote reported by a media outlet after an interview with the Albanian Foreign Minister: let me reiterate, clearly and hopefully once and for all, that our Protocol with Italy is here to stay,… https://t.co/tHOPpRvrlp
— Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2026
Reagimi i kreut të qeverosë, erdhi pasi minitri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në një intervistë për Euractiv tha se nuk dihet nëse do ketë zgjatje të marrëveshjes.
“Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian”, theksoi ai./abcnews.al


